Categories Lajme

Basha:S’ju garantoj se do bëj mrekulli, por qeveri që punon për qytetarët

Teksa kanë mbetur dy muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Durrka vijuar takimet me qytetarët, duke prezantuar programin e Partisë Demokratike “Shqipëria Fiton”.

Gjatë takimit me një biznes në Durrës, Basha tha se pas 25 prillit qytetarët do të kenë një qeveria e cila do të punojë për shqiptarët, dhe jo vetëm për një grusht njerëzish të cilët ai i quajti ortakë të Edi Ramës.

“Shoqëria nuk mund të ecë para nëse secili nuk bën punën e vet. Ka 8 vite që qeveria nuk bën punën e vet. Siç ka ngel linja jote ka ngelur gjithë Shqipëria me përjashtim të një grupi njerëzish që janë ortakë të Edi Ramës, jetojnë si sheikë. Faturën e korrupsionit dhe dështimit të tyre e paguan ti.

Duhet liberalizimi i tregut real të energjisë. Do të kesh më shumë kursime do të kesh më shumë para, do të kesh ndihmë për trajnimin e punonjësve nga shteti. Unë nuk premtoj se do të bëj gjëra si në Gjermani, por do të bëj ato që bën Maqedonia e Veriut për të ndihmuar qytetarët.

Juve ju kanë nxjerrë jashtë, prandaj kanë arritur në këtë pikë Shqipëria se kryeministri është ortak me një grup biznesmenësh që populli i njeh si oligarkë. Kemi një qeveri që nuk ka menduar asnjë ditë për njerëzit, por vetëm për veten e vet. Nuk ju garantoj se do të bëj mrekulli, por Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të ecë para. Qeveria do të punojë për ju do të punojë për njerëzit”- tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME