Categories Lajme

Vaksinimi, Rama:Përfshijmë ushtrinë dhe studentët e infermierisë në proces

Këtë të enjte ka nisur vaksinimi anti-COVID në qytetin e Beratit. Në nisje të procesit të vaksinimit në këtë qytet kanë qenë të pranishëm kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se shpreson që shumë shpejt në ditët në vijim të kemi lajme të mira sa i takon ardhjes së dozave dhe shtrirjes së procesit të vaksinimit.

“Shpresoj shumë që në ditët në vijim, pa u bërë ditë e javë të tëra, të kemi lajme të mira për rritjen e sasive dhe shtirjen e vaksinimit. Duhet të përgatitemi që të kemi një rrjet kapilar, jo vetëm me qendrat shëndetësorë, por të përfshijmë por të përfshijmë dhe ushtrinë, studentët e infermierisë. Gjithë këtë periudhë të pranverës ta kthejmë në një periudhë vaksinimi intensiv dhe t’ia dalim që të kemi një pozicion shumë lart nga eficenca e bërjes së vaksinës”, tha Rama.

Gjatë vizitës, ministrja Ogerta Manastirliu tha se do të ketë 500 infermierë e studentë të infermierisë dhe infermierë të ushtrisë që do të trajnohen që të jenë gati që të përfshihen në procesin e vaksinimit. “Do të ketë dhe 500 infermierë e studentë infermieri që do të trajnohen në “Air Albania” që të jenë gati”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME