Categories Lajme

Pandemia dhe tërmeti ulën investimet private në ekonomi me 17% në tre mujorin e parë

Pas rënies me 10.7% në tremujorin e katërt të vitit 2019, investimet totale në ekonomi thelluan tkurrjen me 16.7% në tremujorin e parë të këtij viti për shkak të rritjes së pasigurisë lidhur me tërmetin dhe pandeminë.

Banka e Shqipërisë analizoi se këto dy ngjarje ndikuan në aktivitetin investues privat, ndërsa investimet publike dhanë një kontribut të ulët pozitiv.

Vlera e shtuar në ndërtim ra me 16.7% në tremujorin e parë dhe importi i mallrave kapitale u zvogëlua me 19%, në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë. Paralelisht me to, edhe rënia e investimeve në gazsjellësin TAP ka dhënë ndikim në dinamikën rënëse gjatë tremujorit të parë.

Situata e përkeqësuar e ekonomisë globale, niveli i lartë i pasigurisë dhe rënia e kërkesës konsumatorë, kanë ndikuar negativisht në vendimet e bizneseve për të kryer investime të reja gjatë tremujorit të dytë.

Tregues sasiorë dhe të dhënat nga vrojtimet e besimit sugjerojnë rënie të theksuar të investimeve private në tremujorin e dytë, ndonëse investimet publike pritet të rriten në këtë tremujor.

Për sa u përket firmave, rënia e investimeve dhe aktivitetit prodhues ndikon të ardhurat dhe fitimet që gjeneron biznesi. Kjo ndikon zhvillimet e ardhshme në dy drejtim analizon Banka e Shqipërisë:

Së pari, rënia e fitimeve dhe përkeqësimi i perspektivës së biznesit përkthehen në norma më të ulëta investuese. Kjo ndikon normën e akumulimit të stokut të kapitalit në të ardhmen.

Së dyti, krizat afatgjata çojnë në frenim dhe tkurrje të shpenzimeve që lidhen me kërkimin dhe zhvillimin. Rezultati është një produktivitet më i ulët në kushtet e rimëkëmbjes.

Të gjitha këto përkthehen në norma më të ulëta të prodhimit potencial dhe rritjes potenciale. Banka analizon se në kushtet e krizës aktuale nga pandemia Covid-19, premisat e një goditjeje afatgjatë janë gjithnjë e më evidente.

Mbyllja e kufijve, kufizimi i aktivitetit ekonomik dhe i lëvizjes së njerëzve brenda dhe jashtë territoreve shtetërore kanë prekur çdo vend të botës. Nëse periudha e pandemisë do të rezultojë më e gjatë, mundësia që kriza të prekë ecurinë strukturore të ekonomisë, duke e shtyrë atë drejt një ekuilibri të ri, është më e lartë./ Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME