Categories Sport

Video/ Dorëzohet Atletico Madrid, Leipzig e mposht dhe kalon në gjysmëfinale

Gjermanët e Leipzig vijojnë të bëjnë befasinë në Ligën e Kampionëve, pasi mbrëmjen e sotme kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Atleticon e Madridit dhe është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Champions League, duke shënuar një arritje historike. Në stadiumin “Jose Alvalade” të Lisbonës, djemtë e Nagelsmann morën kontrollin e takimit që në fillim, por zhbllokuan sfidën vetëm në minutën e 51-të, kur spanjolli Olmo finalizoi me kokë një aksion mjaft të bukur.

Los colchoneros u përpoqën të reagojnë dhe arritën të fitojnë një penallti në minutën e 72-të, të cilën e ekzekutoi saktë talenti portugez Joao Felix, duke baraspeshuar shifrat.

Por kur kishin mbetur edhe dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, Angelino shërbeu për Tyler Adams, i cili lëshoi një goditje të fortë nga distanca dhe topi i devijuar u ndal për herë të dytë në rrjetën e portës së Jan Oblack. Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi fitoren e Leipzig, që siguron kështu kalimin në gjysmëfinale, ku e pret përballje me skuadrēn kampione të Francës, Paris Saint Germain.

https://streamable.com/9sgxsh

https://streamable.com/a6znz3

https://streamable.com/qmnb7o

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME