Aligatorët në shtetin e Floridas në SHBA janë një gjë mëse e zakonshme. Nuk janë aq të rrezikshëm sa krokodilët dhe banorët në Florida dhe Xhorxhia janë të mësuar me praninë e tyre kudo.
Por një video që ka qarkulluar në orët e fundit në rrjetet sociale, shfaqet një aligator që tregon një aftësi ndryshe dhe që nuk dihej se e kishte. Aligatori është filmuar, duke kaluar rrugën dhe të kapërcejë një gardh metalik, duke arritur të futet në një bazë detare.
Me pamjet e këtij aligatori, tashmë banorët e Floridas do jenë të vetëdijshëm se nuk mund të mbrohen nga këta zvarranikë nga gardhet, të paktën jo më të ultë se 3 metra.
