Categories Lajme

​Papa Françesku apel për luftën në Gaza: Në emër të Zotit, ju lutem ndaloni!

Papa Françesku apeloi sot për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza duke bërë thirrje në emër të Zotit.

Ai kërkoi që të dërgoheshin ndihma humanitare për të plagosurit, për të lehtësuar situatën ekstreme.

“Unë vazhdoj të mendoj për situatën e vështirë në Palestinë dhe Izrael, ku shumë njerëz kanë humbur jetën. Për hir të Zotit, ju lutem ndaloni. Pushoni zjarrin,” tha ai, duke iu drejtuar turmës në Sheshin e “Shën Pjetrit”.

“Shpresoj se do të bëhet gjithçka për të parandaluar përhapjen e konfliktit, që të plagosurit të shpëtohen dhe ndihma të arrijë tek banorët e Gazës, sepse situata humanitare atje është shumë e vështirë”, tha Ati i Shenjtë.

Ai përsëri bëri thirrje për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, me fokus fëmijët. Ai tha se ata “duhet të kthehen në familjet e tyre”.

“Le të mendojmë për fëmijët, për të gjithë fëmijët që janë përfshirë në këtë luftë, si dhe ata në Ukrainë dhe në konflikte të tjera, sepse kështu po vritet e ardhmja e tyre”, shtoi ai.

Papa Françesku, 86-vjeç, ka bërë thirrje më parë për krijimin e korridoreve humanitare, duke thënë se për t’i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit, është e nevojshme të zbatohet një zgjidhje që përfshin dy shtete, për izraelitët dhe për palestinezët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME