Categories Lajme

U la në burg për ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit, zbulohet dëshmia në gjyq e Elmir Tufës

Zbardhet dëshmia në gjyq e 31-vjeçarit Elmir Tufa, i cili akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Krimi ndodhi dy vite më parë në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier. Gjatë marrjes në pyetje sot në seancën gjyqësore, Tufa, ndaj të cilit u la në fuqi masa ‘arrest me burg’, i riu mohoi se është autor i vrasjes.

Gjatë seancës 31-vjeçari ka hedhur poshtë përfshirjen në vrasjen e biznesmenit në shkurt të vitit 2021, ku pretendon se atë ditë ka qenë në gjykatën e Krujës, në një masë sigurimi të një kushëriri të tij. Tufa dhe avokati i tij pretendojnë se për këtë kanë edhe prova filmike.

Mbrojtësi i personit nën hetim ka kërkuar një masë sigurimi më të butë, atë të ‘detyrimit për t’u paraqitur’ në policinë gjyqësore për të cilën Elmir Tufa ka thënë se është “Dakord me avokatin”.

Pasi dëgjuan palët, gjykata la në fuqi masën e arrestit në burg për Elmir Tufën, ku ndaj tij rëndojnë veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për këtë vrasje 2 vite më parë u dyshuan si bashkëpunëtorë Albert Zaja 37 vjeç, Elmir Tufa 29 vjeç, Elson Xhecuka 27 vjeç dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç. Prej autorëve të dyshuar është arrestuar dhe dënuar me 21 vite burg vetëm Albert Zaja. Biznesmeni Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, në lagjen Sheq në Fier. Ai ka qenë në lëvizje me makinë kur është qëlluar nga një person nga një makinë ‘Range Rover”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME