Categories Lajme

Papa Françesku, audiencë të veçantë për vitin e Skënderbeut

Papa Françesku do të presë në një audiencë të veçantë përfaqësues të popullit shqiptar. Në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, me kërkesë të veçantë të kreut të Ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, zonjës Majlinda Dodaj, në datë 19 Nëntor, Ati i Shenjtë Papa Françesku ka pranuar të presë në Vatikan në një audiencë të veçantë qytetare shqiptare, përfaqësues të shtetit dhe shoqërisë, të besimeve fetare në Shqipëri, intelektualë e artistë.

Nuk do të mungojë edhe kardinali i vetëm shqiptar Ernest Simoni, si dhe përfaqësuesit fetarë arbëreshë nga Kalabria dhe Siçilia. Ky takim special i përfaqësuesve të popullit shqiptar me Atin e Shenjtë, vjen në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, por dhe si një pelegrinazh i popullit shqiptar, si shenjë falenderimi nga Papa Françesku që zgjodhi pikërisht Shqipërinë, si vendin e parë për ta vizituar.

Ky takim në Selinë e Shenjtë mbledh të gjithë shqiptarët e bashkuar ashtu siç është vetë figura e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, simbol i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje.

Një audiencë e tillë e veçantë nga një Papë për popullin shqiptar në nderim të heroit tonë kombëtar, është bërë vetëm para 50 viteve nga Papa Pali i 6, i cili priti shqiptarët nga diaspora, por ku mungonin shqiptarët nga Shqipëria, pasi 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut e gjeti vendin tonë nën diktaturën komuniste. Pas audiencës me Papa Françeskun, artistë të famshëm shqiptarë, të cilët do të jenë të pranishëm në këtë takim historik, do të mbajnë një koncert madhështor të titulluar: “Të bashkuar në muzikë dhe në kujtim të Skënderbeut”.

Emra të njohur të muzikës shqiptare si Inva Mula, Olen Çezari, Genc Tukiçi, Elhaida Dani, Ermal Meta, Eno Peçi dhe madje vetë artistja më e re në moshë, por më e njohura sot në skenat ndërkombëtare Dua Lipa, do të performojnë në këtë koncert ku nuk do të mungojnë edhe pjesë nga repertori i tyre dedikuar edhe vetë Papa Françeskut.

Për Ambasadën e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, kjo audiencë e veçantë me Papa Françeskun dhe koncerti madhështor pas tij në një nga sallat më të njohura të Romës, përmbyll edhe serinë e aktiviteteve të organizuar në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME