Categories Lajme

Papa Françesku emëron Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri

Shenjtëria e Tij, Papë Françesku, në ditën e sotshme ka emëruar Nunc Apostolik në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Imzot Luigi Bonazzi (Luigj-i Bonaci), deri më tani Përfaqësues Papnor në Kanada. Sh. T. Imzot Bonazzi ka lindur në Gazzaniga (Bergamo) me 19 qershor 1948. Është shuguruar meshtar me 30 qershor të viti 1973 për Dioqezën e Bergamos.

Është i diplomuar në Shkencat e Edukimit. Me dt. 25 mars të vitit 1980 ka hyrë në Shërbimin Diplomatik të Selisë Shenjte dhe më vonë ka punuar pranë Përfaqësive Diplomatike në Kamerun, Trinidad dhe Tobago, Maltë, Mozambik, Spanjë, Shetet e Bashkuara të Amerikës, Itali dhe Kanada. Ka qenë emëruar Nunc Apostolik në Haiti me 19 qershor të vitit 1999, në Kubë me 30 mars të vitit 2004, në Lituani dhe Estoni me 14 mars të vitit 2009 dhe në Letoni me 25 mars 2009. Dhe në Fund Nunc Apostolik në Kanada me 18 dhjetor të vitit 2013.

Sh. T. Nunci Apostolik u ka dërguar të gjithë Barinjve të Kishës në Shqipëri, përpara mbërritjes së tij një letër ku ndër të tjera ai shprehet: “… Nuk e fsheh: vij me gëzim në Shqipëri, mirënjohës Zotit që përmes Papës Françesk më bën këtë dhuratë të papritur. Dëshiroj të vij me përvujtëri, tamam sikurse ai që besimin e vet e vë në Zotin e për këtë me padurim pres t’i shoh veprat që Zoti dëshiron dhe do t’i bëjë”.

Edhe Ipeshkvinjtë e Shqipërisë, nga ana e tyre, përmes një letre, kanë shprehur mirënjohjen e tyre për Papën Françesku, për emërimin e Nuncit të ri Apostolik, pasi Nunci i mëparshëm Sh.T. Imzot Charles Brown u emërua në Filipine, dhe i urojnë mirëseardhjen në Vendin tonë. Zyra e shtypit e KISH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME