Categories Bota

Vaksina e Pfizer-it/ Kanadaja, e treta që e miraton pas Britanisë dhe SHBA-ve

Kanadaja është bërë vendi i tretë në botë që miraton vaksinën antiCovid të Pfizer-it duke lënë pas shtetet e bashkuara në përpjekjet e saj për të siguruar aksesin tek ajo.

Health Canada njoftoi në faqen e saj të internetit të mërkurën se vaksina me dy doza e prodhuesit amerikan të ilaçeve Pfizer dhe gjermanes BioNtech, ka marrë autorizimin zyrtar. Miratimi vjen ndërsa Kanadaja vazhdon të raportojë nivele rekord infektimi nga koronavirusi, në prag të festave të fundvitit.

Vaksina e Pfizer-it është miratuar deri më tani në Britaninë e Madhe dhe Bahrein. Health Canada ka mundur të përshpejtojë procedurat e rregullatorit për vaksinën e Pfizer duke mbledhur informacione gjatë kursit të studimit pa pritur deri në fund të testimeve të kompanisë.

Zyrtarët në SHBA, ndërkohë presin miratimin në ditët në vazhdim. Zyrtarët shpresojnë të fillojnë vaksinimin e kanadezëve që nga java e ardhshme, duke i dhënë prioritet punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe atyre në shtëpitë e kujdesit.

Mbi 249 mijë doza vaksine pritet të mbërrijnë këtë muaj në vend dhe 4 milionë doza do të sigurohen deri në mars. Rregullatori kanadez tha se vaksina do të përdorej për personat mbi 16 vjeç, por nënvizoi se Pfizer dhe Biontech po kryente edhe teste të mëtejshme klinike tek fëmijët dhe ky udhëzim mund të ndryshojë. Me krishtlindjen që po afron, zyrtarët e shëndetit publik po i bëjnë apele kanadezëve të mos udhëtojnë apo të takohen me të afërm pasi rastet aktive janë rritur në mbi 72 mijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME