Categories Lajme

Papa Françesku: Thashethemet janë murtajë më e keqe se covid

Thashethemet janë një murtajë me e keqe se Covid-19, kështu është shprehur Papa Françesku sot. Në këtë rast, Françesku u referohej thashethemeve që kanë si qëllim “që të përçajnë Kishën Katolike.” Gjatë fjalës së tij, Ati i Shenjtë la pas tekstin e përgatitur më herët për t’u fokusuar tek kritikat e tij të shpeshta rreth thashethemeve brenda komuniteteve të kishës dhe madje edhe brenda burokracisë së Vatikanit. Ai nuk dha specifikat gjatë bekimit të tij të përjavshëm, por vazhdoi deri diku duke thënë se djalli është thashethemi më i madh që po kërkon të ndajë kishën me gënjeshtrat e tij.

“Ju lutemi vëllezër dhe motra, le të përpiqemi të mos bëjmë thashetheme”, tha Papa. “Thashethemet janë një murtajë më e keqe se Covid. Më keq. Le të bëjmë një përpjekje të madhe: Pa thashetheme! ” Komentet e Françeskut pasuan një fragment të Ungjillit në lidhje me nevojën për të korrigjuar të tjerët privatisht kur ata bëjnë diçka të gabuar. Hierarkia katolike ka kohë që është mbështetur në këtë “marrëveshje” vëllazërore mes priftërinjve dhe peshkopëve për t’i korrigjuar ato kur gabojnë pa transmetuar probleme në publik. Të mbijetuarit e abuzimit seksual nga ana e klerit, kanë thënë se kjo formë e qortimit privat ka lejuar që rastet e abuzimit të shtohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME