Categories Sport

Leonardo “telefonon” Napolin, ofron 140 milionë euro për dy futbollistë

Këtë vit Paris Saint Germain shkoi për herë të parë në histori në finalen e Ligës së Kampionëve, ku u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Bayerni i Mynihut, megjithatë drejtuesit e klubit francez janë gati të provojnë sërish sezonin e ardhshëm. Për të krijuar një skuadër edhe më të fortë e të kompletuar, Leonardo vijon punën në merkato, ndërsa së fundi ka kontaktuar drejtuesit e Napolit dhe u ka bërë një ofertë “stratosferike” për të marrë dy nga yjet e ekipit.

Bëhet fjalë për një shifër prej 140 milionë eurosh të ofruara për napolitanët, në këmbim të kartonëve të mbrojtësit senegalez Khalidou Koulibaly dhe mesfushorit spanjoll Fabian Ruiz, të vlerësuar nga 70 milionë euro për kokë, nga ana e francezëve. Koulibaly është në ikje dhe këtë e ka pranuar edhe De Laurentiis, që deklaroi pak ditë më parë se pret ofertën më të mirë për mbrojtësin, megjithatë ndryshe është situata me Fabian Ruiz, që shikohet si titullar nga Gattuso.

Gjithsesi në këtë kohë pandemie 140 milionë euro janë një shifër vërtetë e konsiderueshme dhe presidenti De Laurentiis mund të marrë në konsideratë largimin e dy futbollistëve të tij, për t’i zëvendësuar më pas me emra të tjerë shumë më të lirë. Nga ana tjetër Paris Saint Germain do të kompletonte një herë e mirë mbrojtjen, me Koulibaly që do të merrte vendin e Thiago Silvës në qendër, por do t’i shtonte edhe mesfushës një element mjaft cilësor, që bashkë me Marquinhos e Verrattin, do të formonin një treshe për t’u pasur zili.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME