Categories Lajme

Papa, shqiptarëve: Skënderbeu s’është vetëm i së kaluarës, por edhe nxitje për impenjim, sot

Gjergj Kastrioti Skënderbeu i mbledh shqiptarët në Vatikan. Sot, një grup prej rreth 200 vetësh, shoqëruar nga kardinali Ernest Simoni, nga autoritete kishtare e civile, u pritën në audiencë nga Papa Françesku, me rastin e Vitit mbarëkombëtar kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes së tij.

Organizuar nga e ngarkuara me punë në ambasadën e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, zonja Majlinda Dodaj, takimi u mbajt në Sallën Klementine në Vatikan, që u mbush me njerëz nga Shqipëria e nga trevat e tjera, ku banojnë shqiptarë, por edhe me arbëreshët e Italisë. Grupi shoqërohej nga kardinali Simoni, nga pesë ipeshkvij katolikë – imzot George Frendo, imzot Angelo Massafra dhe imzot Simon Kulli të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe dy ipeshkvij arbëreshë: imzot Donato Oliverio i Eparkisë së Ungrës dhe imzot Giorgio Gallaro i Horës së Arbëreshëve – por edhe nga krerë e përfaqësues të besimeve të tjera fetare nga Shqipëria, nga presidenti i Parlamentit shqiptar e nga ministra e autoritete të tjera politike. Dalloheshin kostumet arbëreshe e ato të veriut shqiptar, veladonët e ipeshkvijve, kapela e kuqe e kardinalit, veshjet për festë të besimtarëve, ndonjë fytyrë kureshtare e Trupit Diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, artistët me origjinë shqiptare, që njihen tashmë, në të gjithë botën.

Duke kujtuar Skënderbeun, Papa Françesku nënvizoi se Heroi kombëtar i shqiptarëve “mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin ‘Athleta Christi’. Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar”. Por Ati i Shenjtë nuk mbeti në kohët e shkuara. I nxiti shqiptarët për “një impenjim të risuar të të gjithëve – institucione e qytetarë – në favor të zhvillimit të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin”. U foli për “shqiptarinë” e Pashko Vasës, i cili e përdori këtë term për të “treguar identitetin shpirtëror, që i bashkonte gjithë shqiptarët, përtej dallimeve me natyrë fetare. Në Shqipëri – pohoi Papa – kjo bindje i dha shtysë bashkëjetesës paqësore ndërmjet njerëzve, që u përkisnin feve të ndryshme, duke u kthyer me kohë, në bashkëpunim e vëllazërim”. Ati i Shenjtë kujtoi atmosferën e respektit e të besimit të ndërsjelltë ndërmjet feve në Shqipëri – fakt, që e përmendi edhe gjatë udhëtimit të tij apostolik në vend, më 21 shtator 2014. E së fundi, kujtoi martirët e komunizmit dhe Nënë Terezën, shenjten shqiptare të dashurisë, duke u kërkuar të gjithëve të luten për të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME