Categories Showbiz

Para 25 vitesh, Bleona kujton ditën që do i ngelet gjithmonë në kujtesë

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti që prej shumë vitesh vazhdon të mbetet një ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare. Që në moshë të vogël, këngëtarja është bërë njësh me skenën, duke marrë pjesë në festival të ndryshme.

Këtë të hënë, janë bërë plot 25 vite, kur Bleona, vetëm 14 vjeç, fitoi konkursin për të marrë pjesë në festivalin e dhjetorit. Në kuadër të këtij përvjetori, këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa ndër këngët e saj më të bukura dhe është shprehur se 25 Nëntorin e vitit 1995 nuk do ta harrojë kurrë.

“Është një datë e cila do të ngelet përgjithmonë në memorien time. Kanë kaluar 25 vite që atëherë, por unë nuk e harroj atë ditë me shi që prisja para televizionit për të marrë rezultatin e konkursit. Babai im Nazmi Qereti mundohej të më fuste në çadër që të mos lagesha, por unë nga ankthi dhe emocionet nuk ndjeja asnjë pikë shiu që më binte në fytyrë, derisa Selim Ishmaku doli poshtë televizionit dhe na tha: ‘Ne si juri mendojmë që Bleona duhet të këndojë në festival’ – nuk arrija të ndaja lotët nga pikat e shiut….. isha 14 vjeç dhe pjesëmarrësja më e re në festival”, ka shkruar Bleona krahas postimit të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME