Categories Lajme

“Para 3 vitesh i vdiq motra”, bashkëshorti flet për humbjen e 28-vjeçares shtatzënë

Bashkëshorti i Emanuela Dalipit, 28 vjeçares shtatzënë, e cila humbin jetën ditën e sotme tek Infektivi, pasi ishte e prekur nga koronavirusi, ka folur për ngjarjen e rëndë. Ai është shprehur se 28-vjeçarja kishte shfaqur simptoma dy javë më parë dhe se ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar. Bashkëshori i 28-vjeçares tha se mjekët bënë gjithçka për ta mbajtur në jetë.

Çifti ishte nga Pogradeci, por që prej disa kohësh jetonin në Tiranë, Emanuela punonte në një qendër kozmetike, ndërsa bashkëshorti tek ish-parku i autobuzave. “Jemi prej 5 vitesh të martuar. Emanuela punonte në një qendër kozmetike, unë punoj tek ish-parku i autobuzave. Para dy javësh iu shfaqën simptomat, e mbajtëm në shtëpi, por gjendja u përkeqësua. U detyruam ta dërgonim tek Infektivi, mjekët bënë gjithçka por nuk ia dolën ta mbanin në jetë. Ka vdekur dje, sot e sollëm në banesën e prindërve të saj për pak orë dhe pastaj e nisëm për në banesën e fundit,” tha ai. Kjo është tragjedia e dytë për familjen e 28-vjeçares, pasi 3 vite më parë kanë humbur edhe vajzën tjetër, për shkak të sasisë së madhe të anestezisë për operacionin në gju. “Nuk duam të flasim para kamerave, është një fatkeqësi që na ka ndodhur, familja e saj është përballur edhe para 3 vitesh me vdekje tjetër, motrën e Emanuelës. Vdiq për shkak të sasisë së madhe të anestezisë për operacionin në gju që po bënte në një spital privat. Prindërit e saj janë trishtuar, s’di ç’të themi më tepër”, tha Artenisi për ‘Fax Neës’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME