Categories Lajme

Paraburgimi i Vlorës/ 90 efektivë në aksion, ja çfarë u gjet në dhoma

Detaje të reja janë publikuar nga kontrolli që u bë ditën e sotme me rreth 90 forca policie në ambientet e paraburgimit në Vlorë. Në procesverbalin që është mbajtur për kontrollin e kryer, ka të dhëna mbi sendet që janë gjetur, përfshirë disa televizorë pa vulë, apo tenxhere të vjetra.

Në procesverbal thuhet ndër të tjera se u është lënë porosi drejtuesve të paraburgimit të Vlorës që të kryejnë riverifikimin e vulave të sigurisë për të gjitha elektroshtëpiaket.

Procesverbali sqaron gjithashtu se u ushtrua kontroll për sende të ndaluara nga forcat Operacionale në bashkëpunim me grupin e Sigurimit të Shoqërimit në IEVP Fier, Durrës, Tepelenë e Berat. Në kontroll morën pjesë rreth 90 forca policie, nga ku u kontrolluan dhomat, ambientet e përbashkëta, dushet, klasat, magazinat etj.

Kontrolli është zhvilluar pa kundërshtime, ndërsa u konstatuan sende të paligjshme si tela, kabllo antene, ngrohëse të improvizuara, tenxhere të vjetra, televizorë pa vulë. Në dhomën e të paraburgosurit M.L u gjet televizor pa vulë, iu nxor nga dhoma për kontroll më të imtësishëm.

Në dhomën e të paraburgosurit H.L iu nxori nga dhoma televizori për kontroll të imtësishëm. Ndërkohë mësohet se drejtuesve të paraburgimit të Vlorës u është lënë detyrë: Të kryhet riverifikimi i vulave të sigurisë për të gjitha elektroshtëpiaket.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME