Categories Lajme

Parakalimi i gabuar i mori jetën 4 personave, drejtuesi i kamionit: E pashë pas daljes nga kthesa

Aksidenti tragjik në rrugën e Kombit i mori jetën tre pjesëtarëve të familjes nga Kosova, një çift bashkëshortësh, vajza, ndërsa humbi jetën edhe nipi i tyre. Tentativa për të parakaluar e mjetit tip “Citroen” ka qenë e gabuar dhe fatale. Nga ekspertiza e deritanishme mësohet se parakalimi është menduar të bëhet në një kohë shumë të shkurtër dhe për pasojë drejtuesi i automjetit “Citroen” nuk ka mundur të devijojë në korsinë e duhur duke shkaktuar edhe përplasjen e fortë.

Përplasje e cila solli edhe vdekjen e kaur personave. Viktimat janë Blerim Avdiaj, 51 vjeç Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe burrë e grua, vajza e tyre Medina Avdiaj, 6 vjeçe dhe nipi  Klejdi Koçi, 11 vjeç.

Siç raporti edhe gazetari Gjergji Figuri drejtuesi i kamionit i cili është marrë edhe në pyetje ka konfirmuar se është ndodhur ballë përballë me makinën “Citroen” dhe se e ka konstatuar vetëm pas daljes në kthesë duke mos pasur mundësi më shumë për shmangien pasi në krahun e tij ka pasur një tjetër automjet.

Ndërkohë në këtë zonë nuk mund të flitet për qarkullim të rënduar gjatë momentit të aksidentit, ndërsa nuk janë raportuar dëmtime të automjeteve të tjera dhe se nuk është raportuar për bllokim trafiku. Ndërsa është raportuar se 3-vjeçarja e vetmja që mundi t’i mbijetojë aksidentit është në gjendje serioze shëndetësore, sipas mjekëve është përcaktuar diagnoza e caktuar për të e cila është politraumë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME