Categories Lajme

Parandalimi i covid/ Policia tregon çfarë zbuloi në tetë lokale

Policia e Lezhës në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka evidentuar në shkelje 8 subjekte, tre prej tyre shkelës përsëritës.

Në këtë kuadër Policia ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë të reja dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, 3 administratorë subjektesh, pasi u konstatuan se organizonin ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ. Gjithashtu, 1 administrator është ndëshkuar me masë administrative 3 milionë lekë të reja dhe 4 administratorë të tjerë me nga 1 milion lekë të reja.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatrat Dajç, Manati, Tresh, Ishull Lezhë, Ishull Shëngjin dhe Shëngjin, 8 subjekte që organizonin ceremoni martesore dhe aktivitete të ndryshme, në kundërshtim me Aktin Normativ, 3 prej në mënyrë të përsëritur. Për 3 subjektet që ishin përsëritës, me administratorë shtetasit Y. Z., F. B. dhe P. Gj., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 3.000.000 lekë për 1 subjekt në Shëngjin, me administrator Z. M., si dhe masë administrative 1.000.000 lekë, për 1 subjekt në fshatin Dajç, me administrator shtetasin N. N., për 2 subjekte në fshati Tresh, me administratorë shtetasit M. M. dhe N. P. dhe për një subjekt në Ishull Shëngjin, me administrator shtetasin Ç. Gj., pasi kanë organizuar aktivitete të ndryshme në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Policia e Lezhës do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Lezhë dhe apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME