Categories Lifestyle

Parandalimi i ftohjes dhe gripit përmes ushqimeve

Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të N shini produkte, të cilat forcojnë sistemin imunitar. “Për të shmangur problemet e shëndetit gjatë stinës së ftohtë, të shkaktuara nga temperaturat e ulëta të motit, përveç veshjeve të trasha dhe ruajtjes nga këto temperatura, një faktor i rëndësishëm është edhe ushqimi. Një ushqim dhe stil jetese i rregullt, me vakte të rregullta dhe larmishmëri frutash dhe zarzavatesh, është mënyra më e mirë për të pasur një sistem imunitar të fortë”, pohon dietologia Enkeleida Ferrollari.

Vitamina C mendohet se rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat janë thelbësore për të luftuar infeksionet. Agrumet, si portokajtë dhe mandarinat, janë të pasura me vitaminë C.

“Në çdo vakt duhet të kemi fruta dhe zarzavate pjesë të menysë tonë. Gjithashtu, edhe proteinat janë elemente shumë të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar. Burim i proteinave janë mishi, peshku, pula, bishtajoret në formën e fasuleve, thjerrëzave etj. Duhet të përzgjedhim pulën dhe peshkun, në vend të mishit të kuq. Frutat e thata janë një burim proteinash dhe acideve yndyrore të pangopura në formën e omega 3, vitaminë E, të cilat veprojnë si antioksidantë“, shton më tej dietologia.

Një sistem imunitar i fortë ndihmon edhe në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.

KUJDESI PËR FËMIJËT

Në këtë periudhë, një kujdes i veçantë duhet treguar edhe me fëmijët. Sipas Ferrollarit, ka zakone të shëndetshme që mund të adoptoni për të forcuar sistemin imunitar të fëmijës suaj. Një ndër to është shmangia nga menyja e tyre e ushqimeve të pasura me sheqer, me kripë apo të përpunuara.

Rekomandohet që të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime si: karotat, fasulet, portokajtë, luleshtrydhet. Të gjitha këto përmbajnë fitonutrientë të tillë që rritin imunitetin, si vitamina C dhe karotenoidet. Po ashtu, rëndësi kanë edhe orët e gjumit që bëjnë. Privimi i gjumit mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Por për sa orë gjumë kanë nevojë fëmijët? Një i porsalindur mund të ketë nevojë deri në 18 orë në ditë, fëmijët e vegjël kërkojnë nga 12 deri në 13 orë dhe parashkollorët kanë nevojë për rreth 10 orë.

Për foshnjat e porsalindura, ushqyerja me qumësht gjiri është e rëndësishme. Qumështi i gjirit përmban antitrupa që rritin imunitetin dhe qelizat e bardha të gjakut, duke i mbrojtur nga infeksionet e veshit, alergjitë, diarreja, pneumonia, meningjiti, infeksionet e traktit urinar. Studimet tregojnë se mund të përmirësojë fuqinë e trurit të foshnjës suaj dhe të ndihmojë në mbrojtjen e saj nga diabeti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME