Categories Politike

Tritan Shehu: Rama në Ohër “kurrorëzon” Vuçiçin e godet interesat tona

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se kryeministri Edi Rama “kurorëzon” Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për Jugosllavinë e Re nëpërmjet projektit të mini- Shengenit ballkanik. Sipas tij, ky projekt nuk përputhet me aspiratat tona perëndimore.

Reagimi i plotë i Shehut:

Rama në Ohër «kurrorëzon» Vucicin e godet interesat tona.
Vucicit nëpërmjet “Shengenit Ballkanik” të tij po i jepet lidershipi në «Jugosllavinë e Re», ndërsa shqiptarët po humbin rolin parësor për stabilitetin e Rajonit.
Ndërkaq “Unioni” i Vucicit me Ramën pa «busull» nën «petkun» e lëvizjes së lirë tashmë reale, po kthehet në një “ngrehinë”, që gjeneron idetë skeptike për integrimin e Rajonit dhe me Traktatin Serbi-Euroasin shkon drejt tij.
I tillë ky nuk përputhet me aspiratat Perendimore e Europiane të Rajonit dhe bije ndesh me interesat tona jo thjeshtë prej zbehjes së rolit të Shqipërisë apo prej anashkalimit të Kosovës, por edhe sepse na devijon orientimin.
Shqiptarët e Rajoni e kanë të ardhmen në BE, gjë që arrihet duke implementuar secili vend standartet e modelet e «Brukselit» në lidhje direkte me atë e jo duke u bashkuar në «Unione» sui generis, alternative e periferike.
Ky «Shengen» larg partneritetit dobiprurës, në obsionin e tij me te mire cvendos vemendjen nga permbushja e standarteve te Brukselit e rigjalleron idene per Rajonin vetem si nje njesi e larget orbitale e BE-se..,ne realitet eshte me keq!
Per neve qe e kemi «busullen» nuk eshte «bashkimi» ne Lindje me Serbine aspirata e jone, por eshte ajo ne BE me vendet antare te tij gje qe justifikon sot te tilla «Unione» vetem me ato shtete, vecanerisht fqinje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME