Categories Lajme

Parandalohet krimi në Lezhë/Gati për të kryer vrasje, arrestohet 23-vjeçari me snajper, dy në kërkim

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Lezhë. Një i ri është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i  arrestuar është shtetasi Mateo Dashi, të cilit iu gjet një snajper, ndërsa janë shpallur në kërkim Orgest Mehi dhe Gjon Martinaj

NJOFTIMI I POLICISE
I armatosur me snajper me fishekë në fole, gati për të kryer vrasje, rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë në pikën e kontrollit dhe u largua me shpejtësi, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 23-vjeçarit. Vihet në pranga njëri nga bashkëpunëtorët e tij dhe shpallet në kërkim një tjetër, për sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri snajper me precizion të lartë me fishekë në fole gati për qitje dhe një çantë me fishekë për këtë armë. Falë inteligjencës policore dhe si rezultat i hetimeve të thelluara që po kryhen intensivisht në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për të zbardhur ngjarjet kriminale të ndodhura së fundi dhe për të parandaluar ngjarje të tjera të mundshme kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, duke vlerësuar edhe informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

Në mesnatë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, Kurbin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me të cilin dyshohet se po qarkullonte shtetasi që do të kryente vrasje. Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka rritur shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe në fshatin Gurëz ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri snajper me precizion të lartë, me një krehër me fishekë në të dhe një çantë me fishekë të tjerë për këtë armë.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për këtë rast, u vu në pranga shtetasi M. D., 21 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. M., 30 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, të dyshuar si bashkëpunëtorë të shtetasit O. H., 23 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin (i shpallur në kërkim), për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Forcat e Sigurisë Kombëtare, ato të DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e shtetasve O. H. dhe Gj. M.

Vijon puna hetimore në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME