Categories Lajme

Parandalohet ngjarja kriminale në Fier, arrestohet 29-vjeçari me 21 kg lëndë plasësë dhe benzinë

Policia e Fierit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale dhe njëkohësisht ka zbardhur një tjetër ngjarje. Në aksin rrugor “Mbrostar-Fier”, shërbimet e Forcës se Posaçme Operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapën në flagrancë 29-vjeçarin Albi Mëcini nga Kamza, me 2 çanta brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të këtij shtetasi.

Gjithashtu, nga kontrolli i zonës ku u kap 29-vjeçari, u gjet një tjetër automjet në brendësi të të cilit ishin 3 bidona me lëndë djegëse benzinë. Nga veprimet hetimore rezulton se 29-vjeçari, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë njëri nga Dibra dhe tjetri nga Tirana, i kishin siguruar këto kushte dhe mjete, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Policia sekuestroi 2 automjetet, 2 çanta me rreth 21.3 kg lëndë plasëse artizanale, 3 bidonë me benzinë dhe 4 celularë.

Nga hetimet rezultoi se Mëcini dyshohet edhe për zhdukjen e dy personave të raportuar në Policinë e Sarandës më 9 prill të këtij viti, së bashku me një 25-vjeçar i cili është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Finalizohet megaoperacioni policor i koduar “MISTERI”.

Policia parandalon një ngjarje shumë të rëndë kriminale dhe njëkohësisht zbardh një tjetër ngjarje kriminale.

Me 2 çanta me lëndë plasëse artizanale (rreth 21.3 kilogramë), të montuara për shpërthim në distancë dhe me bidona me lëndë djegëse (benzinë), në 2 automjete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i dënuar më parë për dhënie ndihmë 4 shtetasve, për largim nga IEVP-ja.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e 29-vjeçarit, me të cilët ky shtetas do të kryente ngjarjen kriminale, me lëndë plasëse.

29-vjeçari i arrestuar me çanta me lëndë plasëse, dhe një 25-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia, janë të dyshuar dhe për rrëmbimin e shtetasve L. Th. dhe F. S., të kryer në Sarandë, më datë 09.04.2023.

Si rezultat i punës intensive dhe të pandërprerë të kryer për parandalimin e ngjarjeve kriminale, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses megaoperacionin policor të koduar “MISTERI”.

-Në kuadër të këtij megaoperacioni, në aksin rrugor “Mbrostar-Fier”, shërbimet e Forcës se Posaçme Operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier, kapën në flagrancë shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Kamzë, me 2 çanta brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të këtij shtetasi.

Gjithashtu, nga kontrolli i zonës ku u kap shtetasi A. M., u gjet një tjetër automjet në brendësi të të cilit ishin 3 bidona me lëndë djegëse benzinë. Nga veprimet hetimore rezulton se 29-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit A. M., 27 vjeç, banues në Dibër dhe E. C., 25 vjeç, banues në Tiranë (të cilët u shpallën në kërkim), i kishin siguruar këto kushte dhe mjete, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Policia sekuestroi 2 automjete, 2 çanta me rreth 21.3 kg lëndë plasëse artizanale, e montuar me celularë, për shpërthim në distancë, 3 bidonë me benzinë dhe 4 celularë.

-Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Fierit, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, në funksion të një procedimi penal të iniciuar nga DVP Vlorë, për zhdukjen e shtetasve L. Th. dhe F. S., zhdukje e raportuar në Policinë e Sarandës, më datë 09.04.2023, rezultoi se shtetasi i arrestuar në flagrance, me çantat me lëndë plasëse, është autor i dyshuar për këtë rast, së bashku me shtetasin S. L., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Për shtetasit A. M. dhe S. L., ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” .

Strukturat hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe strukturat hetimore të dvp-ve Fier dhe Vlorë, në drejtimin e prokurorive përkatëse, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të të dyja rasteve, kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këto 2 raste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME