Categories Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Këtë të dielë dy persona u mbytën dhe dhjetëra pushues të tjerë rrezikuan jetën për shkak të motit të keq dhe përkeqësimit të dukshëm të situatës në plazh.

Por dita e nesërme pritet që të jetë po ashtu me një mot të paqendrueshëm në Shqipëri. Sipas IGJEUM, dita e hënë do të përcillet me reshje të dobëta në të gjitha qarqet, me përjashtim të Shkodrës e Lezhës, ku reshjet do të jenë mesatare dhe në vende të caktuara të shoqëruara dhe me shtrëngata. Kësisoj, pushuesit në Lezhë do duhet të tregojnë një kujdes të shtuar dhe ditën e nesërme në plazh. Po sipas IGJEUM era do të fryjë e fortë në zonat bregdetare.

Moti për nesër sipas IGJEUM:

Nesër (e hënë, dt.29) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, me përjashtim të qarkut të Shkodrës dhe Lezhës ku reshjet do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 28 °C

në vendet e ulëta: 20 / 30 °C

në vendet malore: 14 / 23 °C.

ERA

Sot pasdite (e diel, dt.28) dhe nesër (e hënë, dt.29) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME