Categories Lajme

Parashikon vdekjen e 10 të moshuarve gjatë vitit 2019, drejtoresha e azilit Fier bën deklaratën e çuditshme

Babëzia e institucioneve publike për tendera, ka arritur kulmin kur drejtoresha e azilit Fier është shprehur se për vitin 2019 do të vdesin 10 të moshuar. Tenderi me fond limit 600 000 lekë, financuar nga buxheti i shtetit, u zhvillua në agjencinë e prokurimit publik më 5 shkurt 2019.

Në lidhje me mënyrën se si u përllogarit ky numër, drejtoresha e këtij institucioni u shpreh:

“Nëse ne kemi vendosur me përafërsi 10 shërbime funerale që mund të kryehen këtë vit, kjo bazohet në bazë të parashikimit të vitit që ka kaluar ku kemi pasur me përafërsi 8 shërbime funerale të kryera.”

Prej disa vitesh shërbimin publik i varrimit për bashkinë Fier i është dhënë me koncesion një kompanie, përfaqësuesi i të cilës u shpreh se deri dy vite më parë, shërbimet funerale në shtëpinë e të moshuave mbuloheshin nga ana e tyre, por më pas ky institucion ka vendosur ta tenderojë vetë shërbimin funeral të rezidentëve të tij.

Gazetarja e pyet:

“Pra ju keni bërë varrimin e azilit deri tani, të shtëpisë së të moshuarve?”

Drejtoresha shton:

“Ndërmjarrja funerale i ka bërë. Edhe prapë ne i bëjmë, ndonëse ja jep ai x-it të kësaj shoqërie, atij ja jep kjo. Ai vjen prap tek unë. Edhe unë nuk e quaj me arsye fare të bëhet tender me ketë punë, sepse 20 e ca vjet ne s’kemi pasur tendera me azilin, as diskutohet.”

Shtëpitë e të moshuarve të cilat qëndrojnë në radhën e parë të institucioneve të përkujdesjes për moshën e tretë, duket se së fundmi e kanë humbur qëllimin e tyre, duke rezervuar kështu vdekjen e rezidentëve të tyre, me tendera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME