Categories Kuriozitete

Parashuta e roverit të NASA-s – Zgjidhet misteri që e dinë vetëm 6 persona

Vetëm gjashtë persona e dinin mesazhin e koduar para uljes së roverit në mars. Parashuta e përdorur nga NASA për të ulur roverin Perseverancë në mars, mbante një mesazh sekret dhe kjo është zbuluar falë një adhuruesi të pazëllave, pjesëtar i ekipit që mundësoi misionin.

Inxhinieri i sistemeve, Ian Clark, përdori një kod që u përdor në vijat portokalli dhe të bardha të parashutës, dhe që përkthehej në frazën Dare Mighty Things, guxo të bësh gjëra të mëdha… Ai po ashtu përfshiu edhe koordinatat e GPS të zyrave qendrore të laboratorit në Pasadena të Kalifornisë. I pasionuar pas fjalëkryqeve dhe enigmave, Klark e mori idenë dy vite më parë.

Inxhinierët donin një motiv jo të zakontë në copën najlon të parashutës, dhe kthimi i saj në një mesazh sekret, ishte një argëtim i madh për inxhinierin. Vetëm gjashtë persona e dinin mesazhin e koduar para uljes së roverit në mars, thotë Klark. Ata donin të prisnin deri sa imazhet e parashutës të ktheheshin në tokë dhe më pas të tregonin gjithçka.

Por u deshën vetëm pak orë që fansat e hapësirës ta zgjidhnin misterin. Herën tjetër- thotë ai- duhet të tregohem pak më krijues. Dare Mighty Things, një frazë e presidentit Teodor Rusvelt, është edhe motivi i laboratorit në Pasadena dhe qëndron në shumë nga muret e tij. Por, inxhinierët e NASA-s thonë se roveri Perseverancë ka edhe të tjera mesazhe të fshehura që do të zbulohen në vijim…Ndaj thonë ata – mbajini sytë hapur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME