Categories Lajme

“Paratë ose të nxorra familjen jashtë”, vràsjà e ish-deputetit, zbulohet konflikti me 20-vjeçarin

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka. Mësohet se shtetasi Kristjan Kelmendi që është ndaluar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes mendohet se kohët e fundit ka patur një konflikt me viktimën për një borxh. Sipas burimeve policore Pashko Ujka i ka shitur para pak vitesh një shtëpi ku ka jetuar përpara.

Ajo banesë në kohën kur jetonin familjarët e ish-deputetit është përfshirë nga një zjarr dhe aty ka humbur jetën një prej familjarëve dhe në këtë mënyrë ish-deputeti ka vendosur që ta shesë. Blerësi është shtetasi Kristjan Kelmendi i cili ka patur për ti dhënë një shumë prej 30 mijë eurosh ish-deputetit për ky i fundit në atë kohë i ka thënë nuk i dua ato para duke qenë se aty ka humbur jetën një familjar. Pas kësaj historie, kohët e fundit viktima për shkak të problemeve ku dyshohet se është futur me borxhe të pashlyera ka telefonuar 20-vjeçarin i cili ndodhej në ai Itali duke i kërkuar që ti japë shumën prej 30 mijë eurosh.

20-vjeçari ka kundërshtuar duke thënë se ai është një bisedë e mbyllur mes tyre por sipas dyshimeve ish-deputeti i ka thënë se nëse nuk i kthen paratë në pak kohë do ti nxjerrë familjen jashtë nga shtëpia që i kishte shitur. Palët kanë debatuar mes tyre dhe më pas 20-vjeçari Kelmendi dyshohet se ka ardhur nga Italia dhe ka ruajtur ish-deputetin duke e qëlluar mbrëmjen e 29 nëntorit afër banesës së tij në një lulishte pranë zonës së këmbimit valutor.

Personi tjetër i arrestuar, shtetasi Marjan Kola 53 vjeç i cili u kap duke ikur në doganën e Morinës drejt Kosovës dyshohet se është bashkëpunëtor i 20-vjeçarit në vrasjen e ish-deputetit dhe ish kryetarit të komunës Velipojë Pashko Ujka i cili u qëllua me një plumb në pjesën e sipërme në shtyllën kurrizore që i mori jetën. Shtetasi Kristjan Kelmendi dyshohet se ka shenja baruti në duar dhe pritet një konfirmim i fundit nga policia shkencore. Dy të ndaluarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre në polici duke thënë se nuk kanë lidhje me këtë vrasje. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje të ndodhur në Shkodër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME