Categories Kulture, Kuriozitete

Paratë shqiptare më të kërkuara nga koleksionistët, që vlejnë qindra dollarë

Ashtu si në çdo vend tjetër, edhe në Shqipëri ka treg koleksioni, ku një ndër më dinamikët është ai i kartëmonedhave. Por cilat janë tre kartëmonedhat shqiptare më të rralla e që kushtojnë më shumë?  Janë padyshim ato të vitit 1926 që janë edhe kartëmonedhat e para të emetuara nga Banka Kombëtare e Shqipnis’.

Në vend të parë

Në vend të parë është kartëmonedha 1 frang/5 lekë e emetuar në vitin 1926.  Kjo kartëmonedhë ka qarkulluar shumë pak kohë në Shqipëri dhe është tërhequr nga qarkullimi për shkak të një “problemi vizual”.

Studiuesi Haxhi Shkoza shkruan se kartëmonedhat 1 frangëshe (5 lekë) të printuara nga “Richter &Co” u hoqën nga qarkullimi shpejt pasi qeveria shqiptare nuk i pranoi ato. Shkak u bë fakti se kartëmonedhat 1 frang (5 lekë) kishin si element identifikues shqiponjën romake me 1 kokë dhe jo atë shqiptare dykrenare.

Christoph Zellweger në artikullin “Asi, mbreti e mbretëresha e kartëmonedhës shqiptare” të publikuar në revistën e shoqërisë së kartëmonedhave në vitin 2000, shkruan se kjo prerje është ndër më të vështirat për t’u gjetur. Duke iu referuar botimit “I Soldi d’Italia”, ai shkruan se në tetor të vitit 1926 1 frang /5 lekë e prodhuar në Itali nga kompania Richter & Co e Napolit.

“Ndryshe nga kartëmonedhat e tjera që patën një përhapje të gjerë, kjo kartëmonedhë pati një jetë të vështirë dhe qarkulloi për një kohë fare të shkurtër. Pse? Sepse nga një dëshmi e mbledhur nga një cashier italian në vitet ’60 që kishte punuar dikur në Bankën Kombëtare të Shqipnis’, pak kohë pasi kjo kartëmonedhë nisi të qarkullojë dikush i tregoi Zogut se shqiponja romane ishte e pikturuar në kartëmonedhë ashtu sikurse ishte në monedhën 5 lira të Italisë. Zogu, i mërzitur për këtë, vendosi që ta tërheqë nga qarkullimi atë” shkruhet në këtë studim.

Kjo kartëmonedhë, referuar informacionit nga Banka Kombëtare e Shqipnis’, duke filluar nga janari i 1927 shënoi një rënie graduale të qarkullimit të tyre nga 11 mijë kartëmonedha në 3 mijë të tilla në fund të këtij viti.  Kartëmonedha mban firmën e Mario Albertit, Presidenti i Bankës Kombëtare të Shqipnis’ dhe të Amadeo Gambinos. Vlera e kësaj kartëmonedhe origjinale vlerësohet se shkon në qindra dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME