Categories Lajme

Parlamenti i thotë “PO” qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, opozita largohet nga salla pas votimit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka votuar mbrëmjen e djeshme pak para mesnate kabinetin qeveritar të udhëhequr nga Zoran Zaev. 62 deputetë të shumicës parlamentare votuan pro, 51 ligjvënësit e opozitës ishin kundër ndërsa nuk pati abstenime. Opozita u largua nga salla menjëherë pas aktit të votimit. Kryeministri Zaev tha gjatë fjalës së tij se qeveria do të punojë për një standard më të mirë ekonomik për qytetarët. Ai foli edhe për investime në sistemin shëndetësor dhe në fusha të tjera.

“Do të punojmë për një sistem gjyqësor, të cilit do t’i besojnë qytetarët; që do të ndajë drejtësi të barabartë për të gjithë, në mënyrë të efektshme, transparente dhe të përgjegjshme. Tash nuk kemi më çështje të hapura etnike në vend, por të gjithë jemi të barabartë”, tha zoti Zaev. Deputetët e opozitës, si maqedonase edhe shqiptare, thanë se koalicioni i shumicës parlamentare shquhet për mashtrime dhe për manipulimin e votuesve. Ata e akuzuan Zaev dhe partinë e tij LSDM për tradhti ndaj interesave kombëtare dhe shtetërore maqedonase për shkak të ndryshimit të emrit të vendit.

Si ndahen postet në qeverinë e re LSDM-ja ka 11 poste në qeverinë e re: Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, për Çështje Evropiane, të Shëndetësisë, të Arsimit, Kulturës, Politikës Sociale, Transportit dhe Lidhjeve dhe atë të Luftës kundër korrupsionit. BDI do të drejtojë Punët e Jashtme, Financat, Ekonominë, Ambientin Jetësor, Sistemin Politik dhe Administratën Publike. Ministria e Bujqësisë i është lënë Lëvizjes Besa, e cila në zgjedhje doli në koalicion me LSDM-në.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME