Categories Lajme

Partneren ia vrau babai, i riu: Qëndronim bashkë, Merushen me mua s’e ndante as plumbi

Bashkëshorti i 30-vjeçares i cili u vra nga vjehrri i saj në Roskoves, mes lotësh foli në emisionin “Me Zemër të Hapur” rreth situatës së rëndë.

Ai tregoi se marrëdhënia me Merushen ishte shumë e mirë dhe se ai nuk e kishte gënjyer atë në fillim të marrëdhënie së tyre, por i ka treguar gjithçka se ka qenë i divorcuar.

Po ashtu ai tha se nuk ka kërcënuar ish-bashkëshortin e Merushes.

Pyetje: Ju ka bërë me faj për gjithçka, se e keni detyruar Merushen dhe e keni sjellë nga Vlora.

Nuk ia dilnin dot atje se vetëm unë punoja dhe për këtë erdha këtu, jo për të ndodhur këtë që ndodhën.

Pyetje: Babai ju kishte kërcënuar?

Në fillim nuk më tha gjë, rrinim mirë ditët e para. Më pas filloi se nuk të lë këtu se do marrësh shtëpitë.

Pyetje: Çfarë kishte mes babait dhe Merushës? A është e vërtetë se e gënjyer duke i thënë se je djalë beqar dhe pa fëmijë?

Jo ajo e dinte shumë mirë, ka njerëz këtu.

Pyetje: Pak para teje ish-bashkëshorti ka deklaruar se është kërcënuar nga ana jote?

Jo nuk ka shans.

E dinin shumë njerëz se si kemi qëndruar bashkë, me mua nuk e ndante plumbi, e ndau kjo. Unë ika në punë dhe ajo po gatuante, më tha do hash bukë, i thash jo kur të kthehem.

Sa shkoj në punë më merr xhaxhai në telefon shkoj në shtëpi pashë babain që po shkonte nga ullinjte atje ku u gjet që varu veten.

Në shtëpi shkoj dhe gjej Merushen të vrarë. Në varrim nuk shkova se nuk na pranuan,. Unë do të shkoj, por nuk dua të shkoj fshehurazi.

I thamë tek morgu që të gjitha gjërat do t’i bëjmë ne , jo na thanë. Vinin në shtëpi dhe nuk merrnin masa dhe punonjës të policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME