Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar në total 157 vite burg për 8 autorët e grabitjes së rreth 10 milionë euro në aeroportin e Rinasit tre vite me parë, konkretisht në 9 prill të vitit 2019.
Ngjarja e cila përfundoi me vrasjen e Admir Muratajt.
Nikoleta Kovaçi raporton se SPAK ka kërkuar dënimin me 24 vite burg për Klement Calën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, Talo Çela dhe Alkond Bengasi.
Grabitësi i vrarë Admir Murataj, është konsideruar nga Prokuroria si organizator i tre grabitjeve të blindave të bankave.
Për grabitjen e 9 prillit 2019 dyshohet se Murataj ka pasur bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e grupit dhe nuk janë mundur të arrestohen më herët.
Me anë të një furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, Murataj me të paktën tre persona të tjerë morën në momentin që po ngarkoheshin në avion shtatë thasë me vlera të konsiderueshme monetare.
