Categories Lajme

SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë: Saimir Tahiri të dënohet për trafik droge

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin ka dorëzuar sot rekursin në gjykatën e Lartë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin pasi kërkon dënim dhe për akuzën e trafikut të drogës.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri për ‘shpërdorim detyre’. Dënim që nga gjykimi me procedurë të shkurtuar, arrinte në 8 vite burg.

Por Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, GJKKO e dënoi Tahirin me 3.4 vite burg.

Apeli i GJKKO e rrëzoi pezullimin e dënimit për Tahirin, duke e konsideruar atë të pabazuar.

Ministri i Brendshëm gjatë mandatit të parë të qeverisë “Rama”, Saimir Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj – të afërm të Tahirit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME