Categories Showbiz

Pas 15 vitesh Fitnete Tuda merr vendimin për t’u rikthyer në skenë: Kam gati këngën

Fitnete Tuda, një ndër zërat më të dashur për publikun shqiptar në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” foli për rrugëtimin e saj në muzikë. E distancuar prej vitesh nga skena, këngëtarja e mirënjohur spikati me këngën që u kthye menjëherë në një hit “Shi bie në Tiranë”.

Këngëtarja shprehu dëshirën për të sjellë një album për fansat, një bashkim i kompozimeve të reja me këngët legjendare të saj. “Është mirë që ashtu siç është një libër për një shkrimtar, ashtu është dhe një album muzikor për një këngëtar.

Ideja për t’i risjellë me një cilësi më të mirë, me një riorkestrim dhe me një cilësi më të mirë, me këngë të reja për t’i mbledhur me ato që kam kënduar në festivale në një album. Kjo do të ishte më e mira. Studiot janë më të mira dhe do të ishte një dhuratë shumë e bukur për publikun.”, u shpreh artistja.

Më tej, ajo zbuloi se mund të jetë pjesëmarrëse e edicionit të ardhëm të Festivalit të Këngës. “Kam dëshirë për një rikthim dhe pse jo për Festivalin e ardhshëm. Dëshira është dhe kënga është. Kam dy këngë dhe besoj se janë të bukura. Besoj se do të pranohet, të konkurroj ashtu siç është procedura.“, theksoi më tej këngëtarja. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME