Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë një reagim zyrtar për Joe Biden, i cili është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Me anë të një shkrimi në Tëitter, Basha i uron fitoren duke i thënë se shpreson që puna me aleatët ameriikanë të vijojë për të forcuar vlerat e përbashkëta.
“Urimet e mia më të përzemërta për @JoeBiden në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë Unë dhe @pdshqiperi shpresojmë që të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta”, shkroi Basha. Reagimi i tij erdhi rreth 2 orë pasi Biden shpalli zyrtarisht fitoren. Më parë, Basha bëri thjesht shpërndarjen e urimit të Partisë Populiste Europiane.
