Categories Sport

Spektakël në “Klassiker”, Bayerni konfirmon kush dominon Bundesligën

Bayern Munchen shënoi tre herë në portën e Dortmund, siguroi tre pikë pas triumfit 2-3 dhe kryeson i vetëm Bundesligën me 18 pikë, dy më shumë se Leipzig dhe tre sipër kundërshtarëve të sotëm. Klasikja e futbollit gjerman dhuroi emocione dhe gola të bukur, por në fund festuan djemtë e Hans-Dieter Flick. Marco Reus zhbllokoi shifrat në minutën e fundit të pjesës së parë, teksa Lewandowskit iu anulua një gol për pozicion të parregullt minuta më parë.

Kapiteni i verdhezinjtë mori një asist nga portugezi Guerreiro dhe mposhti Neuer me një goditje të menjëhershme. Festa e ekipit vendas zgjati vetëm 4 minuta, pasi David Alaba barazoi takimin pas një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit. Bayerni e mbylli me gol fraksionin e parë të ndeshjes dhe e nisi me një të tillë të dytin. Minuta e 48-të, krosim i Hernandez nga krahu i majtë dhe zhytje fantastike me kokë e Robert Lewandowskit. Miqtë shënuan sërish dhjetë minuta para fundit.

Kundërsulm perfekt dhe finalizim i bukur i Leroy Sane, i cili është përshtatur për mrekulli në ekipin e ri. Dortmundi nuk u dorëzua dhe shkurtoi rezultatin tre minuta më vonë. Erling Haaland nuk mund të rrinte pa shënuar dhe ia doli të dërgoje topin në rrjetë. Super asist i Guerreiros (i dyti në këtë takim), shkëputje e bukur e bomberit norvegjez, driblim i Neuer dhe topi në rrjetë. Lewa shënoi një tjetër gol në shtesa, por teknologjia VAR ndërhyri sërish dhe anuloi golin e sulmuesit polak.

Përfundimisht 2-3, me Bayerni që ia doli të siguronte triumfin në transfertën më të vështirë të kampionatit, duke konfirmuar se kush komandon në futbollin gjerman, teksa e vetmja gjë negative për bavarezët ishte dëmtimi i Joshua Kimmich, i cili u largua duke çaluar në minutën e 36-të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME