Categories Kulture

Pas 21 vjetësh në Spanjë, kthehet e ndërton sera në Vlorë

Herbert Alemi është rikthyer në Shqipëri pas 21 vjetësh emigrimi në Spanjë, ku punonte pranë një kompanie që tregtonte ushqime. Nisur nga kjo eksperiencë, ai vendosi të ngrejë 10 hektarë sera në Tragjas të Vlorës. “Është viti i parë me domate, kemi mbjellë 6000 metra dhe kemi edhe trangullin në serën tjetër që është 4000 metra.

Është një provë e mirë për të kuptuar se si mund të avancohemi, sepse ekzistojnë teknika shumë të mira për të nxjerrë një prodhim cilësor pa mbetje toksike”, ka thënë Herbert Alemi, fermer. Një metodë e re pjalmimi është ajo e bletës plamuese, e cila garanton cilësi të prodhimit, në këtë rast të domates, gjithashtu garanton siguri ushqimore. 18 mijë rrënjë domatesh këtu janë pjalmuar me bletën.

Vëmendja më e madhe e fermerit të ri është përqendruar te cilësia e prodhimit bujqësor dhe jo tek sasia. Për këtë arsye ai vendosi që pjalmimin e domates të mos e stimulojë me hormone. Pse pjalmimi me bletë është më i mirë se sa metodat e tjera?

“Eh, më mirë. Përsa i përket tregut ndoshta nuk është më i lirë, pasi tregu kërkon sasi, ndërsa bleta bën një përzgjedhje individuale. Mund të shihni në serën tonë që ne kemi domate të pjekura në katin e katërt dhe të tretë, teorikisht po ta kishim bërë me nxitës kimik, do ta kishim të gjithë katin e skuqur”, shprehet fermeri, shkruan indeksonline. Një ide e tillë që garanton prodhim bujqësor të sigurt u mbështet edhe nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor Rural, duke dhënë një fond sa gjysma e investimit në total.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME