Categories Kulture

Shqipëria, vendi i një populli fisnik

George Fred Williams

Ky popull është shembull më i madh për të mbajturit e moralit dhe të meritave të trashëguara për fisnikërinë dhe për shekuj me radhë ka qenë nën kapacitetin e tij, që, megjithëse influencën tirane dhe degraduese, e mban prap kryet lart, nuk i ka humbë shpresat e veta dhe gjithnjë thotë se jam shqiptar, qoftë edhe në mes të zjarrit e për këtë ky meriton të gradohet me një listë të gjatë virtytesh të pastra e shembullore. San Guiliano thotë se shqiptarët janë egoistë të radhës së parë. Sigurisht ata nuk janë një racë që shtrohen dhe kërrusen nga frika.

Trimëria e tyre s’ka kufi; ata e përballojnë vdekjen dhe fatkeqësinë e tyre pa u trembur; fjala e Besës për ta është shumë më e shenjtë se sa bëmat e mëdha të popujve të civilizuar; hospitaliteti i tyre vijon deri sa mos t’u mbetet më kurrgjë; virtytet e grave të tyre, janë tradicionale, dhe vdekja është dënimi i zakonshëm dhe i shpejtë në raste tradhëtie ose imoraliteti; sensiviteti i tyre në çnderime dhe fyerje është shumë më i madh se sa në gënjeshtra e shpifje dhe kështu rastet mbarojnë gjithmonë në gjakmarrje; n’asnjë vend tjetër të botës nuk është më e sigurtë gruaja nga ofendimet sa në Shqipëri, ai që vret një grue bie nga vlefta dhe e humb emrin e famën.  Bajroni e nderon në këtë mënyrë besnikërinë e shqiptarëve nga eksperienca personale që pati pranë tyre:

T’ashpër janë djemt e Shqipnis,
e megjith kët nuk u mungojnë virtytet,
po t’ishim këta ma tepër maturë
Ku asht anmiku që u ka shpinën
e shtekun të lirojnë?
Fortesat e shtëpitë e tyne nuk
janë ma të sigurta kurrë
Se ata vetë në kohna trubullimi
e në rasa nevojet;
Sa e randë asht mënija e tyne;
por kur ta falin
miqësija asht fare sigurë
Kur mirnjoftsija ose fisnikija
me derdh gjakun i thëret
Të pa trembur shkojnë përpara
ku do që t’i çoj udhëheqësi i vet. Kaq tepër e admironte Bajroni këtë popull saqë Shelleys e thirri këtë me emrin përkëdhelës “Albi”.

Malësori dallohet nga qytetari. Veshja përgjithësisht është si veshja kombëtare e Greqisë. Fustanella, një fustan i bardhë që mbërrin deri te gjuri, çorapë të bardha mbulojnë puplat e këmbëve, këpucë me maja të kthyera e me tufa mbi ta, rripi i mesit (silahu) i mbushur me armë, xhamadani me mëngë të lëshuara mbrapa dhe qeleshe). Ky popull rron në formën patrike (patriarchal); plaku i shtëpisë nderohet dhe shquhet për mbi të tjerët dhe të gjithë e dëgjojnë. Vajzat nderojnë dhe dëgjojnë nënën. U mbarohet më parë çdo dëshirë prindërve e pastaj të tjerëve.

Te ky popull nderimi për moshën është një karakteristikë e veçantë; janë shumë zemër mirë për njëri-tjetrin; ndihmojnë shoqi-shoqin në rast rreziku a nevoje, kanë respekt për eprorët e tyre dhe e mbajnë besën me drejtësi e me ndërgjegje të pastër. Në mes të tyre flasin një gjuhë dekorative, përdorin terma të pastra dhe të prishurit e gojës shpërblehet pa vonesë e nga ndonjë herë shumë rëndë. As me qeshje nuk po përdoret gjuhë abuzive.

Hospitaliteti është në kulmin e tij në Shqipëri; një atakim po t’i bëhet mikut në çdo mënyrë qoftë, është një çnderim i madh për të zotin e shtëpisë e për gjithë fisin e tij. Ai që grabit ose vjedh mikun, mbas zakonit të vendit, dënohet shumë rëndë; ose me vdekje ose nxirret jashtë fisit. Burrat janë të gjatë. Gegët në Veri janë më të gjatë se Toskët, në Jugë; gjithashtu më të fortë dhe më të rreptë. Një shkrimtar e përshkuen lëvizjen e malësorëve të Veriut si dhitë e egra që i ngjiten majave e shkëmbinjve më të mprehtë dhe zbresin pa pikë frike nga këto vende, që kur i sheh, thua se as gjë e gjallë s’mund të shpëtojë nga ato.

“Besa” është tradita më e shenjtë; kur njëri ka besën e një personi të mirë të njerit fis, çnderimi më i madh e pret thyesin e saj prej çdo personi të atij fisi. Besa e Shqiptarit jo vetëm që mbahet dhe mbrohet me vullnetin më të mirë, por shqiptari, po të jetë nevoja, jep edhe jetën për të mbajtur besën. Një udhëtar nën fjalën e Besës është nën mbrojtje të shenjtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME