Categories Lajme

Pas Astirit banorët e Shkozës në protestë: Do ta mbroj pronën time me gjak

Banorët e Shkozës sot kanë dalë në protestë duke mos lenë punonjësit e IKMT për të prishur banesat e tyre, pasi pas zonës nga pallati me shigjeta tek ‘Shqiponja’, Shkoza është pjesa tjetër ku shumë shtëpi preken nga ndërtim i Unazës së Madhe.

Një prej banorëve tregoi se ata janë njoftuar vetëm që banesat nuk legalizohen, por nuk u ka ardhur asnjë letër që tu tregojë se ato do prishen.

“Jemi 20 veta në shtëpi, tre kurora. Një vëlla më ka vdekur dhe janë tre jetime në shtëpi. Më ka ardhur zarfi para 25 ditësh, vetëm thuhet që jemi përjashtuar nga legalizimi. Duhet të vijë legalizimi dhe të sjell zarfin zyrtar, që shtëpia ime do prishet që ne të jemi me dokumente të shkojmë në gjykatë të ankohemi, të kemi dhe në të drejtë ankimi. Ky projekt është bërë qëllimisht që të prishen shtëpitë, Lana ka qenë shumë larg prej këtej dhe ata e kanë devijuar projektin. I them kryeministri që të vej dorën ne zemër, se ai ka kalamaj vet. Unë do ta mbrojë pjesën time me gjak”,tha Petrit Duke për mikrofonin e News 24./news24

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME