Categories Lajme

Pas disa orësh kërkime, gjendet turisti i humbur italian në Malin e Dajtit

Një turist italian i cili humbi rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit është gjetur nga policia pas 5 orësh kërkime.

20 vjeçari me iniciale L. M., kishte mbetur i izoluar në terrenin e thepisur të malit, mes dy fshatrave.

I riu mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftoni i policisë:

Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Komisariati i Policisë Nr. 4, i vjen në ndihmë 1 turisti italian, i cili kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, për shkak të terrenit të thepisur.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, është marrë njoftim se 1 turist nga Italia, kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit, dhe si pasojë kishte mbetur i izoluar në terrenin e thepisur të malit, mes dy fshatrave.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas 5-orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, si dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistit të huaj, shtetasit L. M., 20 vjeç.

20-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pas marrjes së ndihmës ka falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME