Categories Lajme

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Ruben Saraiva kërkon lirinë në gjykatën e Lezhës

Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikualajn u rikthye në Gjykatën e Lezhës dy muaj pas ekstradimit të tij nga Maroku në Shqipëri.

Përmes një kërkesë të avokatit mbrojtjes, 28-vjeçari kërkon lirinë, i bindur se nuk ka lidhje me krimin në fjalë. Pavarësisht prezencës së portugezit në gjykatë, seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së përkthyeses, duke u shtyrë për ditën e hënë.

Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023.

Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgim në Tiranë. Lidhur me vrasjen e ndodhur me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, janë arrestuar në Angli tre shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i këtij krimi. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME