Categories Lajme

“Pas Nasip Naços edhe Vangjel Tavo i LSI, bashkohet me Ramën”, vjen reagimi i politikanit

Ditët e fundit mediat pranë qeverisë kanë nisur një fushatë të fortë me lajme, sipas të cilave mjaft eksponentë të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë duke u bashkuar me PS-në. Në një lajm të tillë është përfshirë edhe ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, për të cilin është shkruar se së shpejti do ti bashkohet veprimit të Nasip Naços, për të kaluar në krahun e Edi Ramës. Por Tavo në një prononcim për “Standard”, jo vetëm që e ka përgënjeshtruar, por me tone të ashpra ka denoncuar planin dhe tentativën e Edi Ramës për të përçarë opozitën e bashkuar nëpërmjet diversioneve të tilla të ulëta.

“JO. Vangjel Tavo nuk largohet nga LSI. Jam më shumë se kurrë i përkushtuar për largimin e sektit të “Rilindjes” që nuk përfaqëson socialistët e thjeshtë por vetëm një grup shushunjash që thithin gjakun e familjeve të thjeshta. Këto diversione të vjetra të sektit të “Rilindjes” për largime apo sabotime nuk pinë më ujë dhe nuk e shpëtojnë dot nga largimi i sigurt më 25 prill”, ka reaguar ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME