Mozzik ka folur për Loredanën. Mozzik ka vendosur të rikthehet sërish në ekran, por këtë herë si i ftuar në një program të njohur televiziv.
Ai ishte i ftuar në ‘Shiko Kush Luan’, ku foli për jetën e tij private dhe ndarjen e shumëpërfolur me Loredanën, nënën e vajzës së tij Hana. I pyetur nga Luana reperi ka ndarë disa detaje nga marrëdhënia e tij me reperen dhe kjo dëgjohet në përgjigjen e tij.
Ai shprehet se Loredana është “nëna e fëmijës tim”. Mozzik është shprehur më herët se nuk i pëlqen të jetë prezent në emisione televizive, dhe se do t’i përgjigjet fansave të tij për çdo pyetje që mund të kenë në llogaritë në rrjetet sociale. Por me sa duket së fundmi ai ka ndërruar mendje dhe shumë shpejt do të kemi mundësinë të dëgjojmë ndoshta versionin e tij për ndarjen nga Loredana.