Categories Lajme

Pas një viti pjesë e Kapitenerisë së Portit të Durrësit, si inspektorja e parë femër në këtë pozicion, Elmira Xhafa, ka një mesazh për të rinjtë

Elmira është vetëm 25-vjeçe dhe uniformën që mban veshur që pas marrjes së detyrës së Inspektores së Kapitenerisë së Portit të Durrësit, ka mësuar ta dashurojë e ta trajtojë si pjesë të pandashme të përditshmërisë së saj. Ajo është një nga vajzat e pakta që ka thyer tabunë e përhapur se detarët duhet të jenë vetëm burra.

Pasi përfundoi studimet në degën e Navigacionit të Universitetit të Vlorës, Elmira prej një viti punon në Kapitenerinë e Portit të Durrësit. “E kam nisur shkollën e lundrimit, vetëm sepse në Berat, qytetin ku jetoja më kishte pëlqyer një uniformë marinare” – tregon Elmira, një vit pasi ka dhënë tjetër drejtim jetës së saj, jo vetëm profesionale. Ajo thotë se nuk do ta ndërronte kurrë profesionin e saj të bukur, duke shtuar se mezi pret që ti krijohet mundësia të punojë në tragetet e linjave si oficere.

Në portin e Vlorës ku ka punuar me forcat e sigurisë, si dhe në portin e Durrësit, Elmira Xhafën e respektojnë të gjithë. Ajo shprehet entuziaste që në Universitetin e Vlorës dhe në atë të Durrësit ku funksionojnë fakultetet e detarisë, është shtuar numri i vajzave që po studiojnë në degët e Navicionit.

Elmira Xhafa ka një mesazh për maturantet që po përfundojnë shkollat e mesme: “Unë i ftoj vajzat që ta ndjekin degën e navigacionit, pasi tashmë nuk është një shkollë vetëm për djem, por edhe për vajza. Mbi të gjitha është një profesion shumë i bukur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME