Categories Lajme

Pas pezullimit të Luan Dacit, KPA hedh shortin për zëvendësimin e tij

Kolegji ka vendosur ditën e premte hedhjen e shortit për 6 proceset që po zhvillohen aktualisht  dhe për ato që janë në fillim të Shtatorit për të zëvendësuar atë me gjyqtarë të tjerë. Por KPA nuk ka marrë ende një vendim për 40 proceset e tjera, në të cilat Daci është antëtar i turpave gjykuese.

Burime zyrtare nga KPA bënë me dije për Abc News se, janë në pritje të vendimit të gjykatës, për Dacin, dhe në bazë të ecurisë së çështjes vendimi  do të merret më pas. Daci u pezullua pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për “Falsifikim Dokumentash”.

Sipas SPAK ai ka fshehur shkarkimin nga detyra për paaftësi në punë në vitin 1997. Ndërsa brenda 10 ditëve Luan Daci do të përballet më Gjykatën e Posaçme në seancën paraprake. Togat e zeza kanë 3 mundësi për të vendosur pasi të dëgjojnë pretendimet e palëve, ta kalojnë çështjen  për gjykim, ta pushojnë ose ta kthejnë për hetime të mëtejshme në SPAK.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME