Categories Lajme

Pas “Syrit të Kaltër”, edhe pista e skive në Dardhë të Korçës jepet me qira për një shumë qesharake (DOKUMENTAT)

Pista e skive në Dardhë të Korçës, një nga atraksionet turistike kryesore në Dimër, do të jepet me qira! Bashkia e Korçës ka shpallur njoftim në Agjencinë e Prokurimit Publik, ku kërkon firma dhe individë privatë që të marrin me qira këtë pistë, dikur destinacioni kryesor i të gjithë Shqipërisë.

Nga dokumentet e tenderit dhe vendimin e Këshillit Bashkiak të Korçës, për këtë pasuri publike, rezulton se çmimi i dhënies me qira i kësaj pasurie është vetëm 102 euro në muaj. Pra, sa vlera e një dite që një familje shpenzon në zonën e Dardhës në Korçë për të pushuar.

Shpeshherë, Komiteti Olimpik Shqiptar, ka kërkuar me ngulm nga ministria e Arsimit dhe Sportit që të vërë dorë në këtë pistë, me qëllim krijimin e një federate dhe mirëmbajtjen e saj, pra me lekët e ndërkombëtarëve. Por, pushteti lokal preferon që më mirë tua japë privatëve, me një çmim qesharak, që mund të jetë i përballueshëm nga të gjithë.

Në muajin shtator të këtij viti, sipas një vendimi të Këshillit Bashkiak të Korçës, u miratua dhënia me qira e fondit pyjor me sipërfaqe prej 2.13 hektarësh në pronësi të Bashkisë së Korçës. Sipas saj, dhënia me qira bëhet për veprimtari turistike dhe mjedise sportive, pasi në këtë sipërfaqe është edhe pista e skive në Dardhë të Korçës. Ky këshill vendosi që të miratojë fillimin e procedurave për dhënien me qira, ndërsa u përcaktuan edhe vitet: nga 6 deri në 10 vite.

Në dokumente thuhet se vlera fillestare e dhënies me qira e kësaj pasurie është 159 mijë lekë të reja në vit. Nga një llogaritje e thjeshtë rezulton se fituesi do t’i paguajë Bashkisë së Korçës 102 euro në muaj. Pra, një vlerë qesharakë për një nga pasuritë më me vlerë në Shqipëri.

Një vit më parë, në këtë pistë ka qenë edhe zv.ministri i sportit Rauf Dimraj, i cili kërkoi që sporti i skive të rikthehet në Shqipëri. Ndërkohë, kreu u KOKSH, Viron Bezhani, pas organizimit të kampionatit të skive nga një privat, tha se ky organizim privat në Dardhë është një shuplakë e mirë për shtetin, i cili duhet të investojë më tepër në këtë sektor.

Por, edhe pas këtyre deklaratave, Bashkia e Korçës preferoi që këtë pasuri t’ia japë privatit me një çmim qesharak, në vend që këtë pistë ta përdorin sportisë shqiptare dhe të huaj.

Kjo nuk është hera e parë që pasuritë publike, jepen me qira për shuma qesharake. Pak javë më parë, “Syri i Kaltër” u dha me qira për vetëm 600 euro në muaj. Pas publikimit të këtij skandali, qeveria reagoi pozitivisht duke e anulluar këtë tender./Gazeta SHQIP

    

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME