Categories Lajme

Pas tre javësh, ikën nga jeta në moshë të re nënkoloneli i FA-së

Prej 3 javësh në luftë me Covid-19, ndërsa dita e djeshme ka qenë vendimtare për fatin e tij. Është ndarë nga jeta nën/koloneli me 30 vite eksperiencë në Forcat e Armatosura, Ndrec Përkeqi, në moshën 55-vjeçare. Trupi do të prehet këtë të Diel në Laç ku jetojnë prindërit e tij.

I ardhur nga Selita në Mirditë, ai ka shërbyer në një sërë strukturash, ndërsa jetonte me qera në Tiranë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, për të cilët të njohurit e tij thonë se mbeten në mes të 4 rrugëve. Me një sërë trajnimesh brenda vendit por edhe në Turqi, Përkeqi ka spikatur në të gjitha funksionet dhe përgjegjësitë që ka marrë.

Ai ka shërbyer në FA që prej vitit 1988 duke nisur në Peshkopi, Laç dhe Tiranë, por karriera e gjatë dhe profesionalizmi i lartë i kanë shërbyer me sa duket vetëm për të lënë respekt tek miqtë, të njohurit dhe bashkëpunëtorët, ndërsa përcillët për në banesën e fundit pa mundur dot t’iu lërë fëmijëve (një vajze dhe një djali), dhe bashkëshortes një çati mbi kokë. Përkeqi nënkolonel aktiv në Ushtri (Ministrinë e Mbrojtjes), ka ndërruar jetë në Spitalin COVID-2 pas 3 javësh luftë me koronavirusin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME