Categories Covid-19

“Situatë kritike”/ Covid-19, Manastirliu: Janë rritur vatrat e infektimit, qytetarët kanë një rol thelbësor në këtë pandemi

Në një konferencë për mediat, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se situata e shkaktuar nga Covid-19 është kritike, por mbetet ende nën kontroll. “Qytetarët kanë një rol thelbësor në këtë pandemi, të dalim fitues së bashku. Situata është e kontrolluar. Rritja e qëndrueshme e rasteve karakterizon javën që mbyllim, por është një situatë kritike në raport me muajin e mëparshëm ku kemi dyfishim të rasteve.

Nëse do të bënim një vlerësim sot, e dini që situata kërkon një analizë ditore. Por ato që e matin në mënyrë më analitike janë incidenca dyjavore si dhe rastet e humbjes së jetëve. Shqipëria qëndron në një incidencë dyjavore në 101 raste në krahasim me rajonin që është 1154 banorë.

Mjekët dhe infermierët kanë bërë më të mirën e tyre, por nuk ia kanë dalë 612 qytetarë dhe nëse do të bënim një vlerësim të fataliteteve për 1 mln banorë, vendi ynë qëndron në 26 humbje jete, ndërsa në rajon është 31.5. Vihet re një rritje e numrit të vatrave të infektimit, ato aktive ku 76 % rezultojnë të jenë vatra familjare. Dua të vendos theksin në rëndësinë e rolit që ka çdo qytetar në këtë moment”.

Më tej Manastirliu shtoi: “Strategjia jonë e testimit është hartuar nga komiteti i ekspertëve, duke u këshilluar me OBSH-në, me struktura të tjera ndërkombëtare që vlerësojnë situatat epidemike, duke u mbështetur në kapacitetet tona testuese, Komiteti i Ekspertëve ka ndërtuar një strategji që ka rezultuar efektive. Ajo çfarë deri më tani është bërë është më e mira që ne mund të bënim”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME