Categories Lajme

Pasagjeri shqiptar kapet në biznes kokaine, arratiset shoferi bashkëatdhetar

Karabinierët italianë në rajonin e Anagni arrestuan një 23-vjeçar shqiptar në trafik kokaine. Aksioni u krye dy ditë më parë gjatë një patrullimi përgjatë “Via Casilina”.

Efektivët vunë re një makinë me dy persona brenda, e cila pasi pa patrullën, bëri një kthesë në formë U-je, me qëllim që t’i shmangej kontrollit. Karabinierët urdhëruan menjëherë që automjeti të ndalonte, duke e kapur atë në zonën Osteria della Fontana.

Gjatë kontrollit, 23-vjeçari, i ulur në sediljen e pasagjerit, u përpoq pa sukses të hiqte qafe një pako të fshehur në xhaketën e tij. Karabiniertë e ndaluan dhe gjatë kontrollit gjetën 14 doza kokainë, me peshë afërsisht 7 gramë, së bashku me 440 euro cash.

I riu u arrestua dhe u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, ndërsa bashkëpunëtori i tij, një 38-vjeçar po shqiptar që drejtonte automjetin, u raportua në arrati. Kontrolli është pjesë e një fushate më të gjerë nga Karabinierët Anagni kundër trafikimit dhe shpërndarjes së drogës në të gjithë zonën.

Vonë në mëngjesin e së shtunës, Gjykata e Frosinone-s e vlerësoi arrestimin, duke e konsideruar të ligjshëm, dhe lëshoi ​​një urdhër dëbimi për shtetasin shqiptar, informon media itlaiane. Masa u zbatua po atë ditë duke e shoqëruar atë në Zyrën e Imigracionit të Shtabit të Policisë së Frosinone-s dhe më pas në qendrën e parë të pritjes në Potenza, në pritje të largimit të tij nga Italia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME