Categories Lajme

Pasaportat e vaksinimit në tregun e zi, alarm në BE: Për 300 euro edhe Hitleri me “Green Pass”

Zbulohet një e metë e madhe në sistemin e pasaportave europiane të imunitetit ndaj Covid-19. Dikush ka arritur të zotërojë çelësat e kodifikuara që mundësojnë gjenerimin e QR kodeve dhe ka nisur të shesë certifikata false në Dark Web. Këto dokumente që vërtetojnë vaksinimin, shërimin ose një rezultat negativ të një testi për Covid-19, rezultojnë funksionale nëse skanohen në pika kontrolli.

Gjithçka ka nisur nga një diskutim në “Raidforums”, një nga forumet më të ndjekura në Dark Web, ku një përdorues i kërkon një shitësi polak të krijojë një Green Pass europian për Adolf Hitlerin, diktatorin famëkeq nazist. Rezultati? Me 300 euro ka zotëruar një certifikatë imuniteti plotësisht funksionale. Këto dokumente false kanë qarkulluar edhe në disa grupe në Telegram dhe QR kodet janë të vlefshme në aplikacionet e verifikimit, në të gjithë Europën. Në fakt, me emrin Adolf Hitler janë lëshuar dy certifikata imuniteti, njëra me datëlindje 1 janar 1900 dhe tjetër për vitin e lindjes 1930, shkruan Tema.

Pas publikimit në rrjete sociale, është ndërhyrë që ato dokumente të shpallen të pavlefshme. Ende nuk dihet se në cilin shtet europian mund të jenë vjedhur çelësat që gjenerojnë këto pasaporta imuniteti, por mendohet se autori mund të jetë dikush që punon në farmaci ose spital dhe ka akses në sistemin e prodhimit të tyre. Disa nga vendet e Bashkimit Europian kanë ndërhyrë duke shpallur të pavlefshme çdo Green Pass të lëshuar me kodet e këtyre çelësave.

Ndërsa një haker i njohur francez ka kuptuar menjëherë problemin dhe sqaron se pas këtij zhvillimi qëndron dikush që ka pasur akses në çelësat e kriptuara që përdoren për të firmosur certifikatën digjitale europiane të Covid-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME