Categories Lajme

“Pasaportë zvicerane për të gjithë të lindurit në Zvicër”, ja çfarë kërkon…

Parimi “ius soli”, sipas të cilit, të gjithë ata që linden në një shtet të caktuar, fitojnë automatikisht pasaportën e atij shteti, tashmë është në fuqi në vende si Gjermania dhe Amerika. Diçka të tillë po kërkon deputeti në Dhomën e Kantoneve (në senat) të Zvicrës, Paul Rechsteiner nga Partia Socialdemokrate.

Politikani i njohur nga St. Galleni, dëshiron të ndryshojë rrënjësisht shtetësinë zvicerane. Në një intervistë për gazetat CH Media, ai ka bërë të qartë se përse duhet të aplikohet “ius soli” në të ardhmen edhe në Zvicër. Zvicra duhet të bëjë një hap përpara.

“Zvicra sot është një demokraci me tri të katërtat. Një e katërta e njerëzve kanë pasaportë të huaj dhe rrjedhimisht janë të përjashtuar nga të drejtat civile”. Kjo duhet të ndryshojë, kërkon Rechsteiner.

Ai thekson se ata që rriten këtu dhe përmbushin detyrimet e tyre shoqërore, janë pjesë e ekonomisë dhe shoqërisë, prandaj duhet tu jepen edhe të drejtat përkatëse civile, transmeton albinfo.ch. Sigurisht, Këshilli Federal e refuzon këtë propozim. Rechsteiner shpjegon se Departamenti i Drejtësisë duke edhur poshtë propozimin e tij po përdor argumente restriktive të emigracionit.

Nuk ka rrezik nga i ashtuquajturi “Turizmi për lindje”

Natyralizimi ka të bëjë me mënyrën se si të sillemi me njerëzit që jetojnë në vendin tonë, transmeton albinfo.ch. “Me ius soli nuk nënkuptohet i ashtuquajturi ‘Turizmi për lindje’”, (ardhja në Zvicër vetëm për të lindur fëmijët që do të fitonin pastaj shtetësinë) thotë Rechsteiner. Ka opsione të ndryshme, shpjegon ai. Do të ishte e mundur, për shembull, të veprohet ashtu siç po zbatohet tashmë në Gjermani, që të paktën njëri prind duhet të ketë jetuar në Zvicër për të paktën pesë vjet.

Rechsteiner shpjegon gjithashtu në intervistë pse prejardhja ka qenë deri tani faktori vendimtar për shtetësinë. Kjo bazohet në faktin se shumë zviceranë kanë emigruar deri në shekullin e 19-të, kryesisht për në Amerikë. Qëllimi ishte që këta bashkatdhetarë t’u jepnin fëmijëve të tyre edhe shtetësinë zvicerane.

Ndërkaq, Zvicra tani është më shumë vend imigrimi sesa emigracioni. “Vendet e imigracionit mbështeten në ius soli për të përfshirë (integruar) emigrantët. Por këtë nuk e bën edhe Zvicra. Si rezultat, një e katërta e popullsisë nuk ka të drejta politike”, thotë Rechsteiner. Kjo po ndodh sot, edhe pse qysh në fund të shekullit të 19-të Këshilli Federal ishte i mendimit se Zvicra duhej të rishikonte politikën e saj të të drejtave civile.

Një e katërta e përjashtuar

“Kur ishte fjala për të drejtën e votës së grave, për një kohë të gjatë në Zvicër dukej e pamundur të ndryshohej diçka”, është shprehur Rechsteiner, duke bërë një paralelizim për të kundërshtuar ata që thonë se propozimi i tij do ta kishte shumë të vështirë të jetësohet. Deri në futjen e të drejtës së votës së grave, Zvicra jetonte me gjysmën e demokracisë, pasi gjysma e popullsisë, gratë, ishin të përjashtuara. Kjo gjë, siç dihet, ka ndryshuar.

Por një e katërta është ende e përjashtuar, ne jemi në një demokraci me tri të katërtat: “Kjo nuk mjafton që të kemi imazhin e një demokracie krenare. Më në fund na duhet një shtetësi që pasqyron Zvicrën dhe e përshtatshme për të ardhmen”, thotë politikani që bën pjesë në parlament që nga viti 1986. Rechtsteiner është deputeti me “stazhin” më të gjatë në Zvicër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME