Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ditën e sotme “të arratiset” drejt malit të Tomorrit. Ka qenë vetë kreu i shtetit që ka publikuar një foto në “Facebook” teksa shihet me djalin e tij Besarin, më në formë se kurrë dhe jashtë kostumit zyrtar.
“Me Besin në malin e Tomorrit”, ka shkruar Meta krahas fotos.Kujtojmë që ditën e djeshme, presidenti përcaktoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, më 25 prill pas konsultave që zhvilloi të premten me përfaqësuesit e maxhorancës dhe koalicionin opozitar.
